Sport

Edhe tifozët e Dinamo Zagrebit në përkrahje të Ukrainës

Në ndeshjet e garave evropiane të së enjtes, shumë grupe tifozësh kanë dalë në përkrahje të njerëzve të Ukrainës që është duke u pushtuar nga Rusia.

Prej tyre ka qenë tifo-grupi “Bad Blue Boys”, që përkrahin skuadrën kroate Dinamon e Zagrebit.

Tifozët e gjigantit kroat gjatë ndeshjes ndërmjet Dinamos së Zagrebit dhe Sevillas, kanë shfaqur një pano që jepte mesazh përkrahës.

“Në përkrahje të njerëzve të Ukrainës”, ka shkruar ky tifo-grup, derisa janë parë edhe disa flamuj të shtetit të Ukrainës.