Sport

Thuram në plane të Realit

Khephren Thuram, djali i ish-futbollistit francez, Lilian Thuram, është synim i Real Madridit.

Gjiganti spanjoll ka filluar të kërkojë zëvendësuesin për Casemiron në pozitën e mesfushorit.

Thuram 20-vjeçar luan për Nicen. Ai ka rënë në sy nga drejtuesit e Realit. Thuram ka kontratë me skuadrën franceze deri në qershor të vitit 2025.

Ai këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka asistuar dy herë në 27 paraqitje në të gjitha garat.