Sport

Monaco i cakton çmimin Tchouamenit

Mesfushori Aurelien Tchouameni do të largohet përfundimisht nga skuadra e Monacos në fund të këtij sezoni. Edhe te ekipi francez janë pajtuar me këtë fakt dhe tashmë i kanë caktuar çmimin mesfushorit francez.

Për ta lënë të lirë Tchouamenin, i cili po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës, Monaco po kërkon 60 milionë euro. 22-vjeçari është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Ligue 1 dhe tashmë ka edhe shtatë paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.

Ai ka kontratë me Monacon deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka tre gola e dy asistime në 35 paraqitje.