Sport

Reali do ta zyrtarizojë Mbappen në fund të sezonit

Real Madridi dhe Kylian Mbappe kanë arritur marrëveshje pasi francezi ka pranuar ofertën e ekipit nga La Liga për të vazhduar karrierën në Spanjë. Bëhet e ditur se Reali ka vendosur që ta zyrtarizojë Mbappen në fund të këtij sezoni.

Mësohet se Mbappe tashmë ka firmosur parakontratën me Realin dhe për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu” ka refuzuar tri klube tjera të mëdha. Sulmuesi 23-vjeçar te Reali do të transferohet si lojtar i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germainin që i skadon në verë.

Këtë sezon, Mbappe ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 16 asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.