Sport

Finalja e Champions League s’do të luhet në Shën Petersburg

UEFA është pothuajse e sigurt që do ta largojë finalen e Champions League të këtij sezoni në Shën Petersburg, si rezultat i zhvillimeve që përfshijnë Rusinë dhe Ukrainën.

Me sanksionet kundër Rusisë që në dukje janë të pashmangshme nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, UEFA shihet se ka shumë pak gjasa që të tentojë të organizojë këtë ngjarje në Rusi.

Organi drejtues i futbollit evropian kuptohet se po vlerëson situatën përpara se të marrë një vendim për këtë çështje, por është vendosur të kërkojë një vend të ri.

Dy finalet e fundit të Ligës së Kampionëve u luajtën në Portugali për shkak të problemeve të lidhura me Covidin.

BBC Sport kupton se ndeshja do të luhet më 28 maj.