Sport

Reali po synon transferimin e Sadio Manes

Sadio Mane

Real Madridi po planifikon që t'i bëjë disa goditje të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Në mesin e lojtarëve që klubi spanjoll i ka në listë, është edhe Sadio Mane i Liverpoolit.

Mane ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023.

Deri me tani nuk ka pasur asgjë konkrete për mundësinë e vazhdimit të kontratës dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Reali.

Madrilenët dëshirojnë ta kenë në skuadër senegalezin që ka fituar Premier Leaguen dhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.