Sport

Aguero do të jetë pjesë e Argjentinës në Botëror

Descriptive Text

Sergio Aguero ka zbuluar se do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Argjentinës në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Aguero ka thënë se pas takimit që e ka pasur me kryetarin e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, është vendosur që ai të jetë pjesë e stafit të ekipit. Aguero 33-vjeçar është tërhequr nga futbolli aktiv në muajin dhjetor për shkak të një problemi në zemër.

Ish-sulmuesi i Argjentinës ka thënë se roli i tij do të caktohet gjatë javëve të ardhshme dhe Aguero gjithashtu ka thënë se do të jetë i pranishëm në shortin e Botërorit të këtij viti që mbahet më 1 prill.

“Ende nuk e kemi caktuar detyrën time, por unë do të jem pjesë e ekipit në Katar. Unë dua të kaloj kohën me lojtarët dhe të jem afër ekipit gjatë asaj kohe dhe të përpiqem t’iu ndihmoj”, ka thënë Aguero.

Aguero ka zhvilluar 101 ndeshje me fanellën e Argjentinës dhe ka shënuar 41 gola.