Sport

Arsenali po e monitoron Moratan

Skuadra e Arsenalit po e monitoron situatën e sulmuesit Alvaro Morata te Juventusi. Morata është i huazuar te Juventusi dhe mund të largohet në verë nëse ekipi nga Serie A nuk e shfrytëzon opsionin e blerjes së tij.

Juventusi nuk është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për Moratan, të cilin e ka huazuar para fillimit të sezonit 2020/21, ndërsa Arsenali mund të ofrojë një dëmshpërblim të tillë pasi është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri.

29-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023, kurse këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 33 ndeshje.