Sport

Wengeri refuzon Barçën për Arsenalin

Descriptive Text

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka mohuar raportimet se në fund të këtij sezoni do të pranonte postin e trajnerit te Barcelona.

Raportimet për trajnerin e ri të Barçës janë shtuar të mërkurën mbrëma kur Luis Enrique njoftoi se në fund të sezonit do të japë dorëheqje nga posti i trajnerit.

Kur u pyet në konferencën për media nëse do të donte punën te Barcelona, Wengeri është përgjigjur: “Jo, preferenca [qëndrimi tek Arsenali] është gjithmonë e njëjtë, do të mbes e njëjtë”.

“Nuk jam duke kërkuar punë apo ekip tjetër. Jam i përqendruar që të arrijmë në nivelin e ardhshëm dhe të përmirësohemi”.