Sport

Pepe dënohet me dy ndeshje moslojë

Descriptive Text

Mbrojtësi i Portos, Pepe, është suspenduar me dy ndeshje moslojë të martën, pasi goditi një zyrtar të një skuadre tjetër gjatë një zënke në një ndeshje të ligës së Portugalisë javën e kaluar, raporton agjencia AP.

Mbrojtësi portugez mori karton të kuq pasi shkelmoi drejtorin sportiv të Sportingut të Lisbonës gjatë një zënkë në fund të ndeshjes të zhvilluar të premten, që përfundoi 2:2.

Mesfushori i Sportingut, Bruno Tabata, po ashtu është suspenduar për dy ndeshje, pasi u akuzua se shtyu një zyrtar të Portos gjatë zënkës.

Suspendimi i dy lojtarëve mund të zgjerohet deri në dy vjet moslojë, pasi rastet e tyre të analizohen plotësisht.

Ata ishin në mesin e katër lojtarëve – dy nga secila skuadër – që u përjashtuan me të kuq.