Sport

Beçiragiqi nuk është i kënaqur me mentalitetin e lojtarëve

Descriptive Text

Trajneri i skuadrës së KB Yllit, Adis Beçiragiq, ka mbetur i dëshpëruar pas ndeshjes së humbur në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, nga skuadra e Bashkimit.

Beçiragiq ka thënë se lojtarët që ai drejton nuk e patën mentalitetin e fituesit në këtë ballafaqim.

“Kemi bërë shumë gabime dhe nuk jam i lumtur për këtë gjë. Nuk jam ndarë i kënaqur me mentalitetin e lojtarëve. Kjo edhe ndikoi në fund, pasi u mposhtëm. Lojtarët kanë pritur të jetë një ndeshje më e lehtë, por unë kam menduar ndryshe dhe ashtu ndodhi”, u shpreh trajneri Beçiragiq.