Sport

De Gea: Dikush na ka mallkuar pasi nuk po fitojmë trofe

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea beson se dikush ka bërë një mallkim mbi skuadrën pasi nuk po arrijnë të fitojnë trofe.

Spanjolli thotë se është e pakuptueshme se si nuk kanë fituar trofe që nga viti 2017.

“Mendoj se dikush na ka mallkuar apo diçka tjetër. E vërteta është se nuk e di se çfarë po ndodh, vërtet nuk e di. Njerëzit gjithmonë më pyesin dhe ne flasim për këtë si bashkëlojtarë dhe ne thjesht themi ‘nuk e dimë se çfarë po ndodh”, deklaroi De Gea.