Sport

Milani insiston për Botmanin

Drejtuesit e skuadrës së Milanit kanë takuar menaxherin e futbollistit Sven Botman. “Rossonerët” e dëshirojnë me çdo kusht transferimin e mbrojtësit holandez që aktivizohet te Lille.

22-vjeçari ishte i lidhur me një kalim te Milani edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por që nuk u realizua. Milani do të dërgojë një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh për holandezin.

Botman ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2025. Holandezi thuhet se ka refuzuar kalimin në Angli, pasi dëshiron që t’i bashkohet Milanit.