Sport

Klopp i impresionuar nga Diazi

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ka mbetur i impresionuar me sulmuesin e krahut, Luis Diazin që iu bashkua ekipit anglez në afatin kalimtar të janarit.

Diaz ka dy ndeshje të luajtura për Liverpoolin deri më tani dhe Klopp ka thënë se paraqitjet e tij ishin fantastike, si me Cardiffin në Kupën FA ashtu edhe me Leicesterin në kuadër të Premier Leagues. Sipas trajnerit gjerman, Diaz ka pasur të menjëhershëm në lojën e Liverpoolit.

Për transferimin e Diazit, Liverpooli mposhti konkurrencën e Tottenhamit dhe për kartonin e tij, i pagoi Portos 45 milionë euro dëmshpërblim.

“Jam i impresionuar me atë që ka treguar Diaz në dy ndeshjet e tij të para. Ai e ka dëshmuar veten si një lojtar i rëndësishëm dhe me ndikim menjëherë”, është shprehur Klopp.