Sport

Ibrahimoviqi do të mbetet te Milani

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Në fakt, te ekipi nga Serie A janë të bindur se Ibra do ta mbyllë karrierën si lojtar aktiv në “San Siro”.

Sulmuesi 40-vjeçar ka kontratë me Milanin deri në fund të sezonit, të cilën pritet ta vazhdojë edhe për një vit tjetër përkundër telasheve që i ka pasur me lëndimet këtë edicion.

“Ne po shpresojmë që Zlatani ta përfundojë karrierën te Milani pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka thënë kreu i Milanit, Ivan Gazidis.

Këtë sezon, Ibra ka shënuar tetë gola në 19 ndeshje për Milanin në të gjitha garat.