Sport

Fitore e vështirë e Arsenalit

Arsenali ka shënuar fitore të vështirë në kuadër të xhiros së 24-t të Premier Leagues. Të enjten mbrëma, Arsenali fitoi 1:0 në udhëtim te Wolverhamptoni.

Gabriel e shënoi golin e fitores në minutën e 25-të.

Gabriel Martinelli i Arsenalit u përjashtua në minutën e 70-të. Kështu Arsenali vazhdon të ketë telashe të vazhdueshme me përjashtimin e lojtarëve.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen për Arsenalin, ndërsa u ndëshkua me të verdhë në fund të pjesës së parë.

Arsenali del në vendin e pestë me 39 pikë. I ka 22 ndeshje të zhvilluara. Ndërkohë Wolverhamptoni renditet i teti me 34 pikë nga 22 ndeshje.