Sport

Fiorentina kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Descriptive Text

Fiorentina e ka eliminuar nga Kupa e Italisë finalistin e edicionit të shkuar, Atalantan.

Fiorentina u kualifikua në gjysmëfinale të garës pas fitores dramatike të arritur në minutën e tretë të kohës shtesë.

Të enjten, “viola” fitoi me rezultatin 3:2 në udhëtim te “kaltërezinjtë”.

Krzysztof Piatek shënoi nga penalltia për vizitorët në minutën e nëntë.

Por, Davide Zappacosta barazoi shifrat pas gjysmë ore lojë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Dhe ishin pikërisht vendësit që kaluan në avantazh nëpërmjet Jeremie Bogas në minutën e 56-të.

Piatek shënoi sërish në minutën e 71-të pas topit të kthyer nga pika e penalltisë.

Në minutën e 79-të, Fiorentina mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi u përjashtua nga loja Lucas Martinez Quarta.

Pavarësisht kësaj, arriti të shënojë edhe një gol tjetër që ishte i fitores dhe i kualifikimit. Në minutën e tretë të kohës shtesë, Nikola Milenkoviq, shënoi për 3:2.

Berat Gjimshiti ishte titullar te Atalanta dhe e kompletoi ndeshjen.