Sport

Pique nuk planifikon të pensionohet

Descriptive Text

Gerard Pique nuk planifikon të pensionohet gjatë verës së këtij viti, pavarësisht moshës së tij 35-vjeçare.

“Sport” raporton se Pique dëshiron ta vazhdoj qëndrimin në “Camp Nou”, pasi vlerëson se është në gjendje shumë të mirë fizike.

Mbrojtësi spanjoll është prej vitit 2008 pjesë e Barcelonës, ndërsa këtë sezon në La Liga ka shënuar një gol në 19 paraqitje.

Ai me skuadrën e Barcelonës ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.