Sport

Futboll, dy derbi në çerekfinale të Kupës

Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës në futboll, Llapi do të përballet me Gjilanin në çerekfinale të kësaj gare.

Kështu, është përcaktuar pas shortit të tërhequr të enjten.

Kjo ndeshje luhet në Podujevë dhe ka karakter eliminues.

Duel tjetër interesant në këtë fazë të Kupës është edhe ai ndërmjet Ballkanit e Prishtinës, që do të luhet në Suharekë.

Në dy ndeshjet tjera, takohen Drita - Ulpiana dhe KEK-u – Ramiz Sadiku.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen më 16 mars.