Sport

Shiffrin dështon edhe në garën e dytë

Mikaela Shiffrin që ishte favoritja kryesore para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, vuri në dyshim të ardhmen e saj në Pekin pasi nuk arriti ta përfundojë garën e dytë rresht në skijimin aplin.

Kampionia e dyfishtë olimpike, Shiffrin të mërkurën bëri një gabim tjetër të hershëm në sllallom, dy ditë pas dështimit shokues edhe në sllallomin e madh.

Shiffrin ka udhëtuar në Pekin me synimin për të garuar në pesë disiplinat olimpike por pas dy dështimeve, tani ka një mundësi për medalje të premten në super-G.

“Kurrë nuk kam qenë në një pozitë të tillë dhe nuk e di se si do ta përballoj. Për momentin po ndihem keq dhe moralin e kem tejet të ulët”, tha Shiffrin 26-vjeçare.

Në fakt, gjasat më të mira të Shiffrinin që të fitonte medalje të artë në LOD “Pekini 2022” ishin pikërisht sllallomi i madh dhe sllamoni, gara që dështojë t’i përfundojë.

“E kam dëshpëruar veten dhe gjithë të tjerët. Duket se gjithë puna ime nuk pati vlerë pasi sllallomi i madh dhe sllallomi ishin fokusi im kryesor”, shtoi Shiffrin.

Skitarja amerikani e pati fituar medaljen e artë në sllallom në vitin 2014 në Sochi ndërsa katër vite më vonë, pati triumfuar në sllallom të madh në Pyeongchang.