Sport

Ylli mposht me rezultat të thellë Dritën

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë në ndeshjen ndaj Dritës, me rezultatin 100:65.

Kampioni në fuqi i Kosovës, ashtu si pritej, nuk ka pasur fare telashe me skuadrën gjilanase.

Lojtari më i dalluar te Ylli ishte Mikaile Tmushiq me 22 pikë dhe tetë kërcime. U ndihmua nga Aj Sumbry që shtoi 13 pikë e 16 kërcime.

Te Drita u veçua Laurant Ibrahimi me 21 pikë.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Ylli është lider me 34 pikë. Drita nuk ka ende fitore dhe renditet e fundit.