Sport

Lampard beson te Alli dhe van De Beek

Descriptive Text

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard ka mbështetur dy ardhjet e reja të klubit në afatin kalimtar të janarit, Dele Allin dhe Donny van de Beek.

Lampard beson se të dy lojtarët mund ta bëjnë dallimin tek Evertoni në pjesën e mbetur të këtij sezoni.

“I kam parë në të kaluarën dhe kam qenë shumë i impresionuar me ta. Ndonjëherë është mirë të marrësh lojtarë që kanë diçka për të dëshmuar. Unë kam besim të madh në talentin e tyre dhe detyra ime është që të krijoj një mjedis për t’i mbështetur ata”, deklaroi Lampard.

Ndeshjen e radhës në Premier League, Evertoni e luan në udhëtim te Neëcastle Unitedi.