Sport

Erikseni nuk dihet se kur do të debutojë te Brentfordi

Ylli i futbollit, Christian Eriksen, ende nuk është rikthyer në fushën e lojës në një ndeshje, dhe s'dihet kur do të debutojë me skuadrën e re, Brentfordin.

“Është e vështirë të thuhet se kur ai do të jetë i gatshëm për lojë”, ka thënë trajnerin Thomas Frank të enjten.

Trajneri Frank shpreson që ai të jetë i gatshëm brenda pak javëve, por danezi nuk e di një datë të saktë.

Mesfushori danez, Eriksen, në Premier League e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës. Në total ka zhvilluar 226 ndeshje në elitën e futbollit anglez.

Kishte shënuar 51 gola e 67 asistime sa ishte pjesë e Tottenhamit.

Në “Euro 2020” kolapsoi në fushë, në ndeshjen hapëse të Danimarkës.