Skitari shqiptar, Dardan Dehari, do ta bart i vetëm flamurin e Maqedonisë së Veriut në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore. Ceremonia hapëse është të premten pasdite, sipas orës në Kosovë.
Dehari është dashur që flamurin ta bartë së bashku me skitaren Ana Tsvetanovska. Por për shkak të kontaktit të afërt me trajnerin Borche Jovanoski, skitarja nuk do të mund të jetë në ceremoninë hapëse. Jovanski ka dalë dy herë pozitivë për koronavirus, ndërsa skitarja Tsvetanovska dy herë ka pranuar rezultat negativ. Por me gjithë këtë, nuk do të mund të jetë në ceremoni, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut.
Dehari është shqiptari i parë që përfaqëson Maqdonisë e Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore. Ai do të garojë në dy disiplina të skijimit alpin. Maqedonia V. përfaqësohet me tre sportistë.
-
3 shkurt 2022 18:53
-
Shpërndaje në: