Sport

Strakosha pritet t’i bashkohet Napolit

Portieri Thomas Strakosha ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Napoli po synon transferimin e Strakoshës, i cili në verë do të jetë lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me Lazion.

Portieri i Shqipërisë, këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit te Lazio dhe për këtë arsye ka vendosur që mos ta rinovojë kontratën me ekipin nga kryeqyteti.

Ai këtë sezon ka vetëm 14 ndeshje me Lazion në të gjitha garat.