Sport

Lyoni konfirmon interesimin për Tolisson

Lyoni është i interesuar ta rikthejë në skuadër Corentin Tolisson.

Klubi francez synon që në verë të nënshkruajë me mesfushorin qendror, i cili do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Bayern Munichun.

Drejtori i Lyonit, Vincent Ponsot, u shpreh në konferencën për media se kanë biseduar me Tolisson.

Ai shtoi se duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që kanë në verë që ta marrin francezin pa pasur nevojë që të paguajnë dëmshpërblim.

27-vjeçari që është rritur te Lyoni, ka luajtur në 160 ndeshje për skuadrën franceze, ku kishte shënuar 29 gola dhe kishte bërë edhe 17 asistime.

Në vitin 2017 ishte transferuar te Bayerni për 41 milionë euro.