Sport

Boksi, peshëngritja dhe pentathloni modern mungojnë në programin fillestar të “Los Angeles 2028”

Boksi, peshëngritja dhe pentathloni modern nuk janë përfshirë në programin fillestar të Lojërave Olimpike të vitit 2028 në Los Angeles, por mund të shtohen më vonë, njofton BBC.

Të enjten, në sesionin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në Pekin është aprovuar një program prej 28 sporteve, me “përqendrim të fuqishëm në rini”.

Skatebordingu, sportet e ngjitjes dhe surfimi janë përfshirë.

Por Los Angelesi mund të propozojë sporte shtesë në vitin 2023.

Boksi, peshëngritja dhe pentathloni modern mund të shtohen në program vitin e ardhshëm nëse dëshmojnë suksesshëm se i kanë adresuar çështjet brenda sporteve të tyre.

Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), duhet të tregojnë se i ka dresuar çështjet rreth qeverisjes në këtë sport dhe integritetit sa i përket referimit të ndeshjeve.

Në shtator, një hetim i pavarur ka zbuluar një sistem për të manipuluar rezultatet e meçeve të boksit nëpërmjet referëve, sistem që kishte ekzistuar në LO “Rio 2016”.

Peshëngritja duhet t’i adresohet çështjeve të lidhura me doping.