Sport

Saint-Etienne ishte pranë marrëveshjes me Diego Costan

Diego Costa

Drejtori i Saint-Etienne, Loric Perrin thotë se ishin afër marrëveshjes me Diego Costan gjatë afatit kalimtar të janarit, por u tërhoqën për shkak të kostove financiare.

Costa është lojtar i lirë pasi u largua nga Atletico Miniero, ndërsa Saint-Etienne kërkonte lojtar me përvojë, pasi janë në garë për mbijetesë në elitën e futbollit francez.

“Ne morëm informacione nga shumë ndërmjetës. Na e ofruan për 100 mijë euro në muaj. Nuk ishte shumë reale. Ishte dy herë më shumë. Nuk është e lehtë të sjellës h një yll në dhomat e zhveshjes. Është gjithashtu e nevojshme të kujdesesh për ekuilibrin e skuadrës. Përtej aspektit sportiv, do të ishte e nevojshme të analizohej e gjithë kjo”, ka thënë Perrin për “L’Equipe”.