Sport

Leedsi i bindur se Raphinha do të firmosë kontratë të re

Drejtuesit e Leeds Unitedit janë të bindur se Raphinha do të nënshkruajë kontratë të re.

“Football Insider” shkruan se Leedsi është i gatshëm që ta bëjë sulmuesin brazilian më të paguarin në klub.

Interesimin më të madh për 25-vjeçarin e kanë shfaqur Liverpooli dhe West Hami.

Raphinha u transferua te Leedsi në verën e vitit 2020 nga Stade Rennesi për 18.6 milionë euro. Ndërkaq tani vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Në 20 ndeshje, Raphinha ka shënuar tetë gola dhe ka bërë edhe dy asistime këtë sezon me ekipin anglez.