Sport

Senegali në finale të Kupës së Afrikës

Senegali është finalisti i parë i Kupës së Afrikës në futboll.

Në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua të mërkurën mbrëma, Senegali e ka mposhtur Burkina Fason me rezultatin 3:1.

Pjesa e parë u mbyll 0:0. Fitoren senegalezët e arritën në pjesën e dytë.

Abdou Diallo shënoi golin e parë në minutën e 70-të. Pas gjashtë minutash (76’), Idrissa Gueye realizoi golin e dytë. Asistues te goli i dytë ishte Sadio Mane.

Ndërkaq, Mane shënoi golin e tretë tre minuta para fundit.

Golin e vetëm për Burkina Fason e realizoi Ibrahim Blati Toure në minutën e 83-të.

Kjo do të jetë hera e tretë që Senegali do të luajë në finale. Dy herë ka dështuar në finale. Senegalezët nuk e kanë fituar asnjëherë Kupën e Afrikës.

Finalja e Kupës së Afrikës do të luhet me 6 shkurt. Senehali e pret në finale fituesin e gjysmëfinales ndërmjet Egjiptit dhe Kamerunit që zhvillohet te enjten prej orës 20:00.