Sport

Coutinho realizon gol të bukur në fitoren e thellë të Brazilit

Philippe Coutinho ka realizuar një gol të bukur nga distanca, ndërsa Brazili triumfoi 4:0 të martën mbrëma ndaj Paraguait në eliminatoret për Botërorin 2022 në Katar.

Coutinho realizoi golin e tretë të Brazilit në minutën e 62-të.

Raphinha (28’), Antony (86’) dhe Rodrygo (88’) realizuan golat tjerë për Brazilin.

Brazili ka siguruar kualifikimin në Botëror më herët. Kryeson grupin eliminator të Amerikës së Jugut me 39 pikë, katër më tepër se Argjentina që zë vendin e dytë.

Argjentina triumfoi të martën 1:0 ndaj Kolumbisë. Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm të Argjentinës.

Në dy ndeshjet tjera Uruguai mposhti 4:1 Venezuelën dhe Peru barazoi 1:1 me Ekuadorin.

Paraguai dhe Venezuela janë bërë dy përfaqësueset e para nga Amerika Latine që më nuk kanë gjasa të kualifikohen në Botërorin 2022.

Image

https://streamff.com/v/3b4663

https://streamff.com/v/5780e1

https://streamff.com/v/ccc789

https://streamff.com/v/74f367