Sport

Muriqit i vjen keq që nuk u dëshmua te Lazio

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka falënderuar tifozët e Lazios për respektin dhe përkrahjen që ia kanë dhënë gjatë qëndrimit në Romë. Por, atij i vjen keq që nuk ka treguar vlerat e tij te skuadra e Lazios. Muriqi të hënën mbrëma u prezantua me fanellën e Mallorcas që garon në La Liga të Spanjës. Ai është huazuar te skuadra spanjolle deri në fund të sezonit.

“Dua t’i falënderoj tifozët e vërtetë të Lazios për besimin, respektin dhe përkrahjen që ma kanë dhënë. Për fat të keq unë nuk kam mundur ta tregoj Vedatin e vërtetë në fushë. Faleminderit shumë që keni bërë Romën shtëpinë tonë, për mua dhe familjen time dhe duke reflektuar dashurinë ndaj nesh. Zemra ime dhe përkrahja do të jetë për juve për pjesën tjetër të kampionatit”, ka shkruar Muriqi në rrjetin social “Twitter”.