Sport

Dubova nga Gjilani transferohet te skuadra sllovake

Descriptive Text

Mesfushori Muhamed Dubova është transferuar nga skuadra e Gjilanit te FK Dubnica nad Vahom, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit sllovak. Lajmin për transferimin e Dubovës, e ka konfirmuar skuadra e Gjilanit të hënën por që nuk ka dhënë detajet e marrëveshjes.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje zyrtare me FK Dubnica nad Vahom nga Sllovakia për transferimin e futbollistit Muhamed Dubova. Detajet e transferimit nuk janë publike, ndërkohë që dokumentacioni tashmë është kompletuar me futbollistin që i është bashkuar klubit nga Sllovakia. Sport Club Gjilani falenderon futbollistin Muhamed Dubova për bashkëpunimin dhe njëherit i uron shumë fat dhe sukses në karrierën e tij futbollistike”, thuhet në njoftimin e Gjilanit. Dubova 20-vjeçar si futbollist është zhvilluar te Gjilani kurse këtë sezon ka shënuar një gol në tri ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.