Sport

Pepe mund të largohet nga Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar

Descriptive Text

Nicolas Pepe mund të largohet nga Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Raportohet se klubi anglez është i gatshëm të lejojë largimin e francezit nëse merr ofertë të përshtatshme.

Për Pepen ka pasur interesim nga Spanja.

Arsenali pagoi shifër rekorde për sulmuesin francez të cilin e bleu nga Lille në vitin 2019 për 80 milionë euro.

Në 12 ndeshje këtë sezon, 26-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.