Sport

West Hami arrin marrëveshje me Benfican për Nunezin

Sulmuesi i krahut, uruguaiani Darwin Nunez do të jetë përforcimi i parë dhe ndoshta i vetëm i West Ham Unitedit në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet e ditur se ekipi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e Nunezit, të cilin mbetet të shihet nëse do ta arrijë ta regjistrojë para mbylljes së afatit kalimtar të dimrit.

Në Angli, afati kalimtar mbyllet në orën 23:00 dhe te West Hami po punojnë për të arritur në kohë të regjistrojnë Nunezin, i cili është i grumbulluar me Përfaqësuesen e Uruguait.

Bëhet e ditur se Nunez do t’i kryejë kontrollimet mjekësore në Uruguai kurse me West Hamin do të firmos kontratë deri në vitin 2026.

Për kartonin e tij, ekipi nga Premier League do të paguajë mbi 60 milionë euro. 22-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer te Benfica duke shënuar 20 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat.