Sport

Atletico Madridi refuzon huazimin e Moratas te Barcelona

Atletico Madridi ka vendosur të mos e huazojë Alvaro Moratan te Barcelona.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se krerët e klubit kanë vendosur t’ia vazhdojnë huazimin Moratas te skuadra e Juventusit.

29-vjeçari është kërkuar edhe nga Arsenali, por ka refuzuar një mundësi të tillë.

Morata është i huazuar nga Atletico Madridi te Juventusi deri në qershor të këtij viti.