Sport

Senegali mposht Guinenë Ekuatoriale dhe siguron gjysmëfinalen

Përfaqësuesja e Senegalit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.

Të dielën Senegali mposhti Guinenë Ekuatoriale me rezultatin 3:1.

senegalezët shënuan me Famara Diedhiou në minutën e 28-të për 1:0. Asistoi Sadio Mane. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Futbollistët e Guinesë Ekuatoriale arritën të barazonin rezultatin në minutën e 57-të me Jannick Buyla.

Pas golit të pësuar, Senegali rriti presionin para portës kundërshtare duke realizuar edhe dy gola të tjerë.

Cheikhou Kouyate në minutën e 68-të kaloi sërish në avantazh Senegalin, derisa në minutën e 79-të Ismaila Sarr vulosi fitoren prej 3:1.

Senegali në gjysmëfinalen e parë takohet me Burkina Fason, më 2 shkurt. Kameruni – Egjipti është gjysmëfinalja tjetër.