Sport

Prishtina mposhtet nga Gorniku

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Prishtina është mposhtur në ndeshjen miqësore ndaj Gornikut. Dueli i luajtur të enjten në Antalia të Turqisë, është mbyllur me rezultatin 2:1 në favor të ekipit të Superligës së Polonisë.

Golin e nderit për Prishtinën, e shënoi sulmuesi Agim Zeka në minutën e 85-të.

Në njoftimin e Prishtinës, thuhet se trajneri Abdullah Ibrakoviq për këtë duel ka aktivizuar kryesisht lojtarët e rinj dhe ata që nuk kanë pasur shumë hapësirë në dy miqësoret e para, me Chernomoretsin e Atyrautin.

Ndeshjen e ardhshme në Antalia, Prishtina e luan të shtunën kundër ekipit nga Rusia, Alanya. Në tri miqësore të zhvilluara deri më tani, Prishtina ka dy humbje e një barazim.