Sport

Unitedit mund t’i kushtojë mbi 100 milionë euro blerja e Rice

Rreth 130 milionë euro pritet t’i kushtojë transferimi i Declan Rice krerëve të klubit të Manchester Unitedit, raporton “Manchester Evening News”.

23-vjeçari anglez është pjesë e West Ham United, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Ai në 28 ndeshjet e këtij edicioni në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka asistuar katër herë.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim edhe të përforcimeve tjera. Ndër ta është edhe ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.