Sport

Duka thotë se është kërcënuar me mesazh

Armando Duka

Një ditë pas sulmit në shtëpinë e tij me tritol, Armando Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka thënë se dëmet nga shpërthimi nuk kanë qenë të shumta por ka thënë se ai gjithashtu është kërcënuar edhe me mesazh që i ka ardhur në telefonin e tij.

Ky mesazh, sipas Dukës i ka ardhur pak ditë më parë dhe në të, atij i është kërkuar dorëheqja nga kreu i FSHF-së ose do të vritej me armë. Duka ka thënë se përkundër që e ka marrë mesazhin kërcënues nuk ka shkuar në polici për ta denoncuar. Ai gjithashtu ka shtuar se shpreson që ky shpërthim në shtëpinë e tij mos të ketë lidhje me konfliktin e FSHF-së me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Velijan.

E për sulmin në shtëpinë e Dukës, ka reaguar edhe kryebashkiaku Veliaj. Ai ka kërkuar nga policia dhe prokuroria të reagojnë urgjentisht dhe po ashtu ka shtuar se Duka është kundërshtari i tij dhe jo armiku.