Sport

Me probleme shëndetësore Nadali ia doli ta mposhtte tenistin kanadez

Rafael Nadalit i janë dashur disa orë për ta mposhtur tenistin Denis Shapovalov, që të arrijë në gjysmëfinalen e tij të 3-6të në Grand Slam në Australian Open.

Spanjolli, që gjatë setit të katërt pati një problem në stomak, ia doli të fitonte në të pestin.

Rrjedha e ndeshjes ishte 6-3 6-4 4-6 3-6 6-3, derisa kur Nadal ia doli ta “rrëzonte” kanadezin, tha se ishte ndeshje shumë e vështirë, për të cilën nuk ishte i përgatitur. Ndeshja zgjati mbi katër orë.

“Isha plotësisht i dërrmuar. Ditë shumë e vështirë, nuk isha stërvitur për të. Isha pak me fat në fillim të setit të pestë. Në fillim luajta mirë, por e di sa e vështirë është të luash kundër një tenisti si Denis. Është e mrekullueshme të jesh në gjysmëfinale”, deklaroi Nadal.

Ai potencoi se do t’i ketë dy ditë pushim për t’u rikuperuar fizikisht, para gjysmëfinales ndaj Matteo Berrettinit ose Gael Monfils.