Sport

Maldini: Theo do të vazhdojë kontratën me Milanin

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, ka bërë të ditur se Theo Hernandez do të vazhdojë kontratën.

Mbrojtësi francez është pajtuar me kushtet e reja dhe do të mbetet në “San Siro”.

“Theo Hernandez do të zgjasë kontratën në ditët në vijim. Ne kemi arritur një marrëveshje, është vetëm çështje kohe të takohemi me agjentin e tij dhe të nënshkruajmë të gjitha dokumentet”, deklaroi Maldini.

Me kontratën e re, Theo do të mbetet pjesë e Milanit deri në vitin 2026.