Sport

Burkina Faso në çerekfinale të Kupës së Afrikës

Burkina Faso është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Afrikës në futboll. Burkina Faso të dielën mbrëma në ndeshjen e parë të fazës nokaut fitoi me penallti ndaj Gabonit.

Ndeshja nuk dha fitues në kohën e rregull duke përfunduar 1:1.

Për Burkina Fason realizoi Bertrand Traore në minutën e 28-të, derisa Gaboni barazoi rezultatin me autogolin e shënuar nga Adama Guira në minutën e 91-të.

Ekipet shkuan në vazhdime por as 30 minutat e luajtura nuk dhanë fitues. Çerekfinalisti u përcaktua me anë të penalltive.

Burkina Faso fitoi 7:6 në serinë e penalltive.