Sport

Celina asiston në fitoren e Ipswichit

Bersant Celina ka asistuar në fitoren e Ipswichit të shtunën në fitoren 2:1 ndaj Accrington në ligën e tretë angleze.

Në minutën e 23-të vendasit barazuan rezultatin në 1:1 me golin e shënuar nga Wes Bruns. Ai u asistua nga Celina.

Golin e fitores për vendasit e realizoi Conor Chaplin për 2:1.

Celina luajti 90 minuta në këtë takim. 25-vjeçari këtë sezon në 15 paraqitje ka shënuar katër gola dhe ka bërë asistime.