Sport

Muslija realizon dy gola në humbjen nga Werderit

Florent Muslija ka shënuar dy gola në humbjen e Paderbornit ndaj Werder Bremenit të shtunën me rezultatin 4:3.

Mesfushori nga Kosova pasi debutoi javën e kaluar, këtë javë ka shënuar dy gola për zikaltërtit.

Golin e parë Muslija e realizoi në minutën e 15-të, kur shënoi nga pika e bardhë për 1:0. Werderi barazoi me Marvin Ducksch në 1:1. Ndërkohë për golin e dytë, ylli kosovar u përkujdes në minutën e 38-të, me një goditje fantastike për 2:1.

Në pjesën e dytë Werderi arriti të shënojë tri gola për të rikthyer gjithçka në favor të tyre.

Romano Schmid, Niclas Fullkrug dhe Omer Topark për rezultatin 4:3.

Pas 20 ndeshjeve në Bundesliga 2, Paderborn zë vendin e nëntë në tabelë me 30 pikë, derisa Werder ndodhet e treta me 35 pikë.