Sport

Pellegri pritet të huazohet te Torino

Milani bëri ofertë zyrtare prej 3.5 milionë euro për sulmuesin Pietro Pellegri, por kjo ofertë është refuzuar nga skuadra e Monacos së Francës, ka shkruar të shtunën “calciomercato”.

Skuadra e elitës së futbollit italian shpresonte ta mbante sulmuesin në radhët e veta. Pellegri pjesë e Milanit në “San Siro” ka qenë prej muajit gusht të vitit të kaluar.

Por, sulmuesi dëshiron që të ketë më shumë hapësira te ndonjë skuadër tjetër dhe ka zgjedhur Torinon si destinacion të ardhshëm.

Pellegri është vetëm 20-vjeçar dhe në Serie A ka luajtur në gjashtë ndeshje, me totalin e 127 minutave.