Sport

Milikun e kërkojnë dy skuadra të mëdha

Descriptive Text

Skuadra e Juventusit në Serie A dhe Sevilla në La Ligën spanjolle janë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit polak Arkadiusz Milik.

Milik është pjesë e skuadrës së Marseillet në Francë, ndërsa “L’Equipe” ka shkruar të shtunën se këto dy skuadra synojnë ta kenë në ekip.

Në konkurrencë së fundmi ka hyrë edhe skuadra e Mallorcas.

Megjithatë, skuadrat e interesuara për të dëshirojnë që ta kenë në formë huazimi, kurse francezët synojnë shitjen përfundimtare të tij.

27-vjeçari i fazës së sulmit ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat në 18 ndeshje të luajtura në sezonin aktual.