Sport

Suarezi drejt Aston Villas

Luis Suarez do ta vazhdojë karrierën në Premier League pasi do t’i bashkohet skuadrës së Aston Villas në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata si lojtar i lirë.

Bëhet e ditur se Suarez tashmë ka biseduar me trajnerin e Aston Villas, Steven Gerrardin, të cilin e kishte bashkëlojtar te Liverpooli dhe parimisht ka pranuar të rikthehet në kampionatin anglez.

Suarez pritet së shpejti të firmos parakontratë me Aston Villan pasi Atletico Madridi nuk do t’ia vazhdojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

34-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 27 ndeshje te Atletico këtë sezon dhe është pjesë e klubit nga Madridi prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Barcelona.