Sport

Icardi do t’i bashkohet Juventusit

Descriptive Text

Sulmuesi Mauro Icardi pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar të verës.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Juventusi në parim ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin në lidhje me çështjen e Icardit.

Argjentinasi do të huazohet te Juventusi deri në fund të sezonit dhe ekipi italian do ta ketë të obliguar blerjen e tij për 30 milionë euro. Juventusi është në kërkim të një sulmuesi dhe Icardi po shihet si përforcim i duhur edhe nga trajneri Massimiliano Allegri.

28-vjeçari këtë sezon kryesisht ka qenë rezervist te PSG-ja, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Në 22 ndeshje në të gjitha garat, Icardi ka shënuar pesë gola për ekipin francez.