Sport

Manchester Unitedi i ofron kontratë Brunos

Manchester Unitedi do t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit Bruno Fernandes.

Sipas “The Athletic” drejtuesit e klubit po synojnë ta mbajnë sa më gjatë portugezin. Kontrata 27-vjeçarit i skadon në vitin 2025.

Drejtuesit e klubit anglez do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare që do ta mbante atë në “Old Trafford” deri në vitin 2027.

27-vjeçari këtë sezon në 19 paraqitje në Premier League ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tre asistime. Ai është pjesë e “Djajve të Kuq” që nga viti 2020 kur u transferua Sportingu.